
Me urdhër të SPAK të jetë arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Mësohet se bashkë me të janë në pranga kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë. Arrestimi i tij ka ardhur fill pas disa dëshmive në SPAK për tjetërsim pronash.
Një prej dosjeve të dyshuara se e ka çuar në pranga është edhe ajo e tokave me ish ministren Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Agaçi.
Krahas dosjes së Olta Xhaçkës mësohet se Goro është hetuar dhe janë gjendur parregullsi edhe në 3 apo 4 dosje të tjera në qytetin e Himarës.
Dosjet kanë të bëjnë me dhënie tenderash për ndërtime apo punë publike në qytet pa garë, duke favorizuar një kompani me qëllime përfitimi.
Arsye kjo përse Goro mësohet që krahas dosjes Xhaçka edhe për këto shkelje të ketë dëshmuar edhe në SPAK.
Burime për MCN kanë konfirmuar gjithashtu se katër personat e tjerë të arrestuar janë punonjës të bashkisë Himarë.
Mësohet se ata janë në rolet drejtues në drejtori të cilat kanë firmosur si në dosjen e përfshirë edhe znj.Xhaçka, por edhe në favorizimin e njërës palë në tendera publike të bashkisë për përfitim të tyre.
Lajmi për arrestimin e Goros është konfirmuar në rrjetin social X edhe nga z.Gazment Bardhi i cili e konsideron një lajm të mirë.
Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.
Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.



