Një azilkërkues iranian i cili mori peng 15 persona në një tren në Zvicër mbrëmjen e së enjtes u vra nga policia në një operacion që çoi në lirimin e 14 pasagjerëve dhe makinistit të trenit.
Personi përgjegjës për sulmin, një 32-vjeçar i armatosur me sëpatë dhe thikë që fliste farsi dhe anglisht, ende nuk është identifikuar plotësisht nga policia, siç u shpjegua në një konferencë për shtyp të mbajtur në orët e vona të natës, ku u shpjegua dinamika e ngjarjeve dhe u konfirmua vrasja e azilkërkuesit që kishte shkaktuar tmerr për orë të tëra te pasagjerët.
Nuk dihet as nëse aksioni është i lidhur me luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.
“Në këtë fazë të hetimit, ne nuk i dimë motivet e ngjarjes”, thanë autoritetet.
I dyshuari mbajti peng 15 personat në tren në qytetin Essert-sous-Champvent në kantonin zviceran të Vaud pranë kufirit francez për gati katër orë të enjten mbrëma.



