Ndotja e ajrit në Elbasan/ Biba: Niveli i dyoksidit të karbonit dhe metanit 4 herë më i lartë se norma e lejuar

Ndotja e ajrit në Elbasan/ Biba: Niveli i dyoksidit të karbonit dhe metanit 4 herë më i lartë se norma e lejuar

Endi Biba, inxhinier mjedisi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se niveli i dyoksidit të karbonit, metanit dhe dyoksidit të azotit kanë tejkaluar normat që janë të përcaktuara sipas ligjit të BE-së.

Sipas Bibës, niveli i gazit të metanit ka qenë 4 herë më i lartë se norma e lejuar dhe ai i dyoksidit të karbonit gati 2 herë më shumë. 

Disa vlera që vlejnë për të përmendur janë dyoksidi i karbonit, metani dhe dioksidi i azotit bashkë me grimcat organike VOC të cilat kanë tejkaluar normat që janë të përcaktuar sipas ligjit të BE-së.

Duke qenë se ky është një rast jashtë normales, një djegie masive, normat janë 350 ppm për dyoksidin e karbonit, ndërkohë që vlerat që arritëm të marrim në disa pika të ndryshme në një rreze prej 200-300 metrash larg vend depozitimit ku po ndodhte djegia masive ishin rreth 500-600 ppm, gati dyfishi i normave të lejuara. Metani arrinte 3-4 herë më shumë se norma e lejuar.

Biba tha se në raste të tilla, qytetarët duhet të izolohen pasi niveli i këtyre gazrave sjell probleme të rënda me shëndetin. 

Në tilla raste është emergjente, duhet të ndodhë izolimi dhe largimi për disa ditë pasi përqendrimi është i lartë dhe mund të shkaktojnë probleme në shëndet, probleme me frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut, zemrën etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy