Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke ristrukturuar gati gjysmën e ekipit të tij.
Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh me nota ironike për lëvizjet e ndërmarra, duke i krahasuar me shprehjen: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.
Sipas tij, ndryshimet janë thjesht “makijazh”, ndërsa ministrat i cilësoi si dublantë, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht rokadave, thelbi i qeverisjes mbetet i njëjtë.
Rama është mësuar të bëjë makiazhe në momente të caktuara të presionit. Ka krijuar këto valvulat e shkarkimit të presionit që nuk krijojnë asgjë të re.
Si në shprehjen “Selanik e tatëpjetë siç ka qenë do të jetë”. Ka vetëm një emër, një kryeministër, ministër të jashtëm, të brendshëm të energjisë etj. Që është zoti Rama, të tjerët që janë këta dublantët të cilët janë aty për hir të detyrimit kushtetues dhe të etikës vizive të qeverisë. Zotin Nufi, apo zonjën Ismaili nuk e njoh, Enea Karakaçin e njoh pak.
Mund të ishte Toni Karakaçi, Enea Gogu, mund të ishte njëlloj. Rama bënë të tilla gjëra për valvula të tilla shkarkimi presioni kur shpata e presionit bie mbi kryet e tij.



