Pjesëmarrja e ulët/ Meksi: Disfatë për opozitën, nuk ka frymëzuar dhe duhet të fillojë nga nesër reformimin

Pjesëmarrja e ulët/ Meksi: Disfatë për opozitën, nuk ka frymëzuar dhe duhet të fillojë nga nesër reformimin

Avokati Redon Meksi tha në MCN Live se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje do të thotë disfatë për opozitën.

Ai theksoi se kjo ndodh jo se votuesit duan PS-në në krye të bashkive, por sepse PD s’ka frymëzuar dhe duhet të fillojë reformimin te vetja.

Pak numra do të thotë disfatë për opozitën. Kjo është disfatë jo se shqiptarët, apo tiranësit duan Veliajn apo PS-në në krye të bashkisë, por sepse s’ka dhënë frymën e duhur opozita. Nuk frymëzon kërrkënd opozita. Opozita duhet të gjejë problemin te vetja dhe ditën e nesërme të fillojë një reformim të vetin ose në 2025-ën ne do flasim për akoma më pak votues, edhe për arsye të frymës dhe emigrimit që ditë për ditë shtohet. Më vjen gjynah kur shoh këto shifra sepse s’kanë ndodhur asnjëherë në Shqipëri, janë shumë të ulëta”.

Meksi tha ndër të tjera se nëse diferenca në pjesëmarrje mes zonave ku ka pasur identifikim elektronik dhe atyre që s’ka pasur është e madhe, të lind dyshimi për manipulime.

Meksi ngriti pyetjen se ku qëndron problemi që të dhënat e deritanishme të KQZ-së s’janë të plota.

Me këtë që pamë 24 për qind të pjesëmarrjes te një qendër në Ali Demi, s’do e besoja kurrë që në Tiranë pjesëmarrja do ishte 24 për qind një qendër votimi. Por duhet të shohim zonë për zonë, sa është pjesëmarrja në ato zona që ka pasur identifikim elektronik dhe ato 500 e ca që s’ka pasur identifikim elektronik. Nëse pjesëmarrja bën diferencë të madhe nga njëra zonë te tjera të lind dyshimi për mundësi manipulimi. Duke mos pasur mundësinë e identifikimit elektronik, personi shkon me një kartë identiteti, nëse shkon me kartë identiteti sepse kemi edhe problemin që opozita s’ka komisionerë, dhe mund të manipulojë si të ketë dëshirë. Të dhënat që po na jep KQZ deri tani nuk janë të sakta dhe s’janë të plota. Ku është problemi i mosraportimit, pse na raporton 2662 dhe jo të gjitha. Është problemi i KQZ-së apo i QV-ve?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy