
Ministri kolumbian i Mbrojtjes Luis Carlos Villegas konfirmon se sekuestrimi i kokainës në Durrës u bë pas informacioneve të dhëna nga ushtria e Kolumbisë, në koordinim me agjencitë ndërkombëtare. Në një takim me delegacionin amerikan në Bogota, ai tha se si pasojë e luftës antidrogë ‘Clan De Golfo” ka humbur 6 miliardë dollarë, ose 200 ton kokainë.



