Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dyqanin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit që ndodhet tek rruga e Elbasanit. Pas njoftimit të FSHF-së që të gjithë tifozat t’iu drejtohen dyqaneve të saj për të konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për Stadiumin “Elbasan Arena”, rradhët e tifozave kanë qenë të mëdha.
Kjo ka bërë që mbrëmjen e sotme një tifoz të përleshet me rojën e sigurisë duke e goditur dhe gjakosur.
Kolegu i rojës së goditur nga tifozi i tha TemA TV, se ai tentoi që të grabiste lekët. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e rendit të cilët bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe më pas morën pamjet e kamerave të sigurisë.
Ndryshimi I stadiumit të zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael që më parë ishte parashikuar të zhvillohej në “Loro Borici”, por u ndryshua për arsye sigurie në “Elbasan Arena” ka sjellë një kaos me konvertimin e biletave. Shumë tifozë janë ankuar se duhet të presin me orë të tëra për të konvertuar biletën, kjo për shkak të rradhëve të gjata dhe bllokim të shpeshtë të sistemit. /F.B, TemA TV/



