Kreu i PD-së Basha në Samitin e PPE: Mbrojtja politike e Tahirit ka lënë shije të hidhur

Kreu i PD-së Basha në Samitin e PPE: Mbrojtja politike e Tahirit ka lënë shije të hidhur

Gjatë punimeve të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit dhe luftës kundër korrupsionit.  

Basha ngriti shqetësimin se mbrojtja politike e Tahirit dhe arratisja e 3 oficerëve të akuzuar për drogën ka lënë shije të hidhur. Sipas Bashës, vendet anëtare po ngrejne të njëjtat probleme që denoncoi opozita në 4 vjet, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë.

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur. Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit. PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare", theksoi Basha.

Kryedemokrati paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit. 

Lulzim Basha ka patur atje takime me një numër të madh kolegësh, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy