"Fundjavë Ndryshe" nën sloganin "Bamirësia nuk të varfëron" është një nismë e ndërmarë nga Ilir Hoxholli dhe Arbër Hajdari për t'u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Të dy aktivistët dhe themeluesit e kësaj iniciative ishin të ftuarit e sotëm e emisionit Hangover, në Mcn Radio dhe TemA TV.
Kjo nismë e ndërmarrë rreth katër muaj më parë, nisi në një ditë feste që u mendua të kalohej ndryshe nga mënyra e zakonshme e të festuarit, u shpreh Hajdari, gjatë intervistës.
“Si qyterar i këtij vendi ku kudo rreth meje ka njerëz që kanë nevojë për t'i zgjatur një dorë që t'a ndihmosh në mënyrë që të ngrihet dhe të vazhdojë jetën para. Ju kërkoj që dhe ju të bëheni pjesë e kësaj nisme.” – deklaron mes të tjerash aktivisti Arbër Hajdari.



