Brexit, Merkel: Britania të mos ketë iluzione për lëshime evropiane

Brexit, Merkel: Britania të mos ketë iluzione për lëshime evropiane

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi Londrën që të mos presë një marrëveshje, që do ta privilegjonte Mbretërinë e Bashkuar. “Një shtet i tretë nuk mund të shijojë të njëjtat avantazhe ose të pozicionohet më mirë se një shtet anëtar i BE”, tha Merkeli. “Unë kam ndjesinë se disa njerëz në Britani kanë iluzione në këtë drejtim. Po ata po e humbasin kohën kot.” 

Kjo fjali u prit me duartrokitje në Bundestag. Merkeli tha se është një sfidë e madhe për BE, shkëputja e marrëveshjeve me Britaninë e Madhe, të lidhura në 44 vjet anëtarësi të Britanisë në BE. Por kjo duhet të ndodhë përpara se të lidhet ndonjë marrëveshje e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE.

“Synimi ynë është që të arrijmë marrëveshjen më të mirë për Evropën dhe qytetarët e saj.” Merkeli shtoi se negociatat mund të nisin seriozisht vetëm pas zgjedhjeve parlamentare britanike në 8 qershor.

Në të njëjtën kohë, Kancelarja gjermane tha se Gjermania dhe BE janë të interesuar për një Britani të Madhe të fortë dhe në mirëqënie. Interesa të përbashkëta BE dhe Britania e Madhe kanë në fushën e biznesit si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kancelarja gjermane përshëndeti njëkohësisht si shenjë fuqie të Evropës që në negociatat për Brexit po ruhet një linjë e përbashkët dhe asnjë shtet nuk ka nisur “negociata paraprake” me Londrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy