Dhe pse meteorologët shënojnë 1 qershorin si datë zyrtare të nisjes së sezonit të verës, për astronomët është pikërisht 21 qershori që i jep mirëseardhjen verës. Kjo ditë është më e gjata e vitit me më shumë orë diellore: 15 orë e 15 minuta.

Një datë e tillë zakonisht shënohet në 21 qershor por në varësi të zhvendosjes së kalendarit, ndonjëherë regjistrohet mes 20 dhe 22 qershorit si këtë vit.
Duke pasur parasysh se solsticet dhe ekuinokset simbolizojnë pjellorinë e tokës, sistemet e prodhimit bujqësor dhe ushqimor, trashëgiminë kulturore dhe traditat e tyre mijëravjeçare; Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranoi se kremtimi i këtyre ngjarjeve është një mishërim i unitetit të trashëgimisë kulturore dhe traditave shekullore, dhe më tej luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis popujve mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe idealet e paqes dhe të fqinjësisë së mirë. Prandaj, OKB e njohu 21 qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Festimit të Solsticit.
Sipas astronomëve sot nis sezoni veror, por për meteorologët vera nis zyrtarisht në 1 qershor. Në çdo rast, fjala solstic vjen nga latinishtja solstitium, një bashkim I “diell” dhe “ndaloj” dhe I referohet faktit se në 21 qershor dielli duket shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e ndriçimit të tij. Në terma më shkencore, dielli I solsticit të qershorit është pranë majës, në pikën më veriore të ana lemës që është figura gjeometrike e cila përfitohet duke projektuar sferën bojë qielli në planin meridian të vendit të vëzhgimit.



