
Siç e dini, tema e inteligjencës artificiale (A.I) është në trend, madje të mirënjohurit Elon Musk i "Tesla", Mark Zuckerberg i "Facebook", debatojnë publikisht për rreziqet dhe përfitimet e mundshme. Lidhur me këtë, Musk thotë se ka frikë se inteligjenca artificiale do të çojë në Luftën e Tretë Botërore, sepse kombet do të konkurrojnë për superioritetin A.I. Zuckerberg, ndërkohë, i ka quajtur skenarë të tillë "të papërgjegjshëm" dhe thotë se është optimist për (A.I).
Por një tjetër vizionar i teknologjisë e sheh të ardhmen si më të nuancuar. Ray Kurzweil, një autor dhe drejtor i inxhinierisë në Google, mendon, në planin afatgjatë, se (A.I.) do të bëjë shumë më mirë, se dëm. Përkundër disa dobësive të mundshme, ai e mirëpret ditën kur kompjuterët e kalojnë inteligjencën njerëzore - një pikë kthese e njohur ndryshe si "singulariteti". Kjo është pjesërisht arsyeja pse, në vitin 2008, ai bashkëthemeloi një institut me emrin “Singularity University”, që fokusohet në teknologjitë që ndryshojnë botën . Ky futurist i vjetër shpjegon se çfarë do të thotë e ardhmja për të gjithë ne. A ka shkalla e ndryshimit në teknologji përputhje me parashikimet tuaja? Shumë futuristë huazojnë nga imagjinata e shkrimtarëve fantastiko-shkencorë, por nuk kanë një metodologji të saktë për të parashikuar se kur do të ndodhin gjërat. Herët, kuptova se koha është e rëndësishme për gjithçka, si për investimin në bursë, ashtu edhe për një ramancë - duhet të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur.
Dhe kështu fillova të studioj trendet e teknologjisë. Nëse Google analizon parashikimet e mia, do të nxirrte një listë me 150 faqe me 147 parashikimet e bëra në lidhje me vitin 2009, që unë i kam shkruar në fund të viteve '90, ku 86% ishin të sakta, ndërsa 78% ndodhën pikërisht në atë vit. Cili parashikim që nuk u arrit të realizohej? Që ne do të kishim makina vetëlëvizëse deri në vitin 2009. Nuk është krejtësisht e gabuar. Në të vërtetë, kishte disa makina të tilla, por ato ishin shumë eksperimentale. Pse jemi kaq të keq në parashikimin e disa gjërave? Për shembull, Donald Trump fitoi presidencën... Ai nuk është teknologji. A keni provuar të ndërtoni modele për parashikimin e politikave apo ngjarjeve botërore? Fuqia dhe ndikimi i qeverive po zvogëlohet për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme të rrjeteve sociale dhe trendeve ekonomike.
Ka disa probleme në fondet e pensioneve në Spanjë dhe e gjithë bota e ndjen atë. Unë mendoj se këto lloj trendesh ndikojnë shumë më tepër sesa vendimet e bëra në Uashington dhe në kryeqytete të tjera. Kjo nuk do të thotë që nuk janë të rëndësishme, por në të vërtetë nuk kanë ndikim në tendencat themelore për të cilat po flas. Gjërat që ndodhën në shekullin e 20-të si Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë dhe Depresioni i Madh nuk patën asnjë efekt në këtë trajektore shumë të qetë për teknologjinë. Çfarë mendoni për debatin aktual rreth inteligjencës artificiale? Elon Musk ka thënë se përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Teknologjia ka qenë gjithmonë një shpatë me dy tehe, pasi zjarri na mbajti ngrohtë, por dogji shtëpitë tona.
Është shumë e qartë se jeta e përgjithshme njerëzore është përmirësuar, megjithëse teknologjia përforcon dy impulset tona kreative dhe destruktive. Shumë njerëz mendojnë se gjërat po përkeqësohen, pjesërisht sepse kjo është në të vërtetë një përshtatje evolucionare: Është shumë e rëndësishme që mbijetesa juaj të jetë e ndjeshme ndaj lajmit të keq. Një shushurimë e vogël në gjethe mund të jetë një grabitqar dhe më mirë t'i kushtoni vëmendje kësaj. Të gjitha këto teknologji janë një rrezik. Dhe ato më të fuqishmet - bioteknologjia, nanoteknologjia dhe A.I - janë rreziqe potencialisht ekzistenciale. Unë mendoj se në qoftë se ju shikoni historinë, do të konstatoni se jemi duke u ndihmuar më shumë, se sa jemi duke u dëmtuar. Si do të ndikojnë inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e tjera? Ne kemi eliminuar tashmë të gjitha punët disa herë në historinë njerëzore. Sa punë që bëheshin nga njerëzitnë 1900, sot nuk ekzistojnë? Po të isha futurist i lashtë, në vitin 1900, do të thosha: "Mirë, 38% prej jush do të punojnë në fermë; 25% prej jush do të punojnë në fabrika.
Kjo është dy të tretat e popullsisë. Unë parashikoj se deri në vitin 2015, kjo do të jetë 2% në ferma dhe 9% në fabrika. Dhe të gjithë do të thoshin "Oh, Zot, do të mbetemi pa punë". Unë do të thoja: " Epo, mos u shqetësoni, për çdo punë që eliminojmë, do të krijojmë më shumë vende pune, në bazë të nivelit të aftësive". Dhe njerëzit do të thoshin:"Cilat janë këto vende të reja pune?” Dhe do të thosha: "Epo, unë nuk e di. Ne nuk i kemi shpikur ato ende ". Kjo vazhdon të jetë problem dhe krijon një çështje të vështirë politike, sepse njerëzit që ngasin makinat dhe kamionët, apo dhe ju mund të jeni shumë të sigurtë se këto vende pune do të eliminohen. Dhe nuk mund të përshkruhen vendet e reja të punës, sepse ato janë në industri dhe koncepte që ende nuk ekzistojnë. Përgatiti: Zamir Alushi



