Jeta me kufizimet dhe një ‘normalitet’ i ri vazhdon prej muajsh. Dhe ndërsa e gjejmë veten në ankth, stres apo pa humor, disa ekspertë shëndetësorë përgjigjen për planet që i bëjnë mirë trurit tuaj. Këshilla që janë nxjerrë edhe nga mësimet e një viti më parë.
Bëni një rutinë dhe qëndrojini
"Rutina është gjithçka. Sidomos me mëngjeset dhe netët e errëta, duhet t'i japim mendjeve dhe trupave tanë paksa normalitet. Gjatë izolimeve të para zbulova se të bëja një shëtitje, disa orarepër të pushuar, të drekoja dhe t’i kaloja kohë larg teknologjisë më ndihmoi të merresha me pjesën tjetër të botës që ndihej jashtë kontrollit”.
Vendosni qëllime të vogla
"Gjatë izolimit të vitit të kaluar vendosa qëllime shumë të mëdha. U përpoqa të krijoja përvojën e përsosur të izolimit për veten dhe 4 fëmijët e mi të vegjël. Dhe po përpiqesha të punoja nga shtëpia dhe të kujdesesha edhe për foshnjën time të porsalindur. Sigurisht, ishte një recetë për katastrofë. Kështu që kësaj radhe, i kam vendosur parashikimet e mia shumë të ulta! Po zgjedh paqen mbi përsosmërinë. Po zgjedh qetësinë mbi kaosin. Tashmë ndihem më mirë për çlirimin nga mbingarkesa e produktivitetit dhe po i lë gjërat të ecin sipas rrjedhës. Tani nuk është koha për përsosje, paqja dhe gjëra të lehta është ajo që më nevojitet”.
Më pak telefonata me video
"Shkenca mbështet që gjendjet shpirtërore janë ngjitëse, kështu që të folurit me miqtë e mi më optimist është një përparësi e përditshme. Këtë herë do të bëj më pak telefonata me video dhe më shumë telefonata vetëm me zë për të mbajtur sa më larg ekranin”.
Mos e përdorni pafund celularin
"Si shumë njerëz gjatë pandemisë përdorimi i telefonit doli nga kontrolli. Po kaloja shumë kohë duke parë histori të njerëzve dhe duke krahasuar veten me të tjerët. Këtë herë, jam tepër vigjilent në lidhje me përdorimin e telefonit tim. Kam një limit gjysmë ore për Instagram në "Screen Time" dhe për t’u siguruar që do ta mbaj fjalën. do e fshij aplikacioni për ta riinstaluar të nesërmen”.
Fli pak më shumë
"Kur jeni të stresuar, të flesh vetëm disa minuta gjumë shtesë është një nga gjërat më të mira që mund të bësh për të zvogëluar ankthin. Nëse shtriheni më herët i përmbaheni një rutine para gjumit. Meditimi mund të jetë shumë i dobishëm për t'u zgjuar në mes të natës dhe për të ndihmuar mendjen të qetësohet në fund të një dite të ngarkuar".
Shmangni leximin e shumë lajmeve
"Telefoni juaj është mënyra e vetme për të qëndruar i lidhur me njerëzit për momentin, por është gjithashtu e rëndësishme që të mos shpenzojmë shumë kohë duke lexuar lajme negative. Sigurohuni që përmbajtja është pozitive dhe shmangni çdo gjë që ka efekt negativ mbi ju".
Vendosni një qëllim çdo ditë
“Agjë nuk na bën të ndihemi më mirë se ideja e një arritje apo krenaria që kemi realizuar atë që kemi thënë. Kështu që vendosni një qëllim çdo ditë. Mua më pëlqen të zgjedh mes: familjes, financave, atgëtimit, fokusit dhe stërvitjes”.
Mbani një ditar
"Këtë herë do të sigurohem që të ushqehem larg. Do ta bëj gjithashtu një përparësi për të mësuar disa receta të reja të shëndetshme, si dhe do të mbaj një ditar të përditshëm. Eshtë e panevojshme të them se unë gjithashtu do të rris praktikat e mia të meditimit - duke lënë kohë për një më shumë në ditë".
Përkthyer nga Cosmopolitan.uk



