Kim Jong Un shkarkon gjeneralin e lartë, urdhëron ushtrinë të bëhet gati për luftë

Kim Jong Un shkarkon gjeneralin e lartë, urdhëron ushtrinë të bëhet gati për luftë

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un shkarkoi një nga gjeneralët e tij më të lartë, Shefin e Shtabit Pak Su Il, dhe pasi kryesoi një takim të mërkurën në Phenian të Komitetit Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve urdhëroi forcat ushtarake të rrisin gatishmërinë për luftë në Gadishullin Korean.

Shefi i ri i shtabit u emërua Ri Yong Gil, ish-ministër i Mbrojtjes, njoftoi agjencia zyrtare KCNA.

Përveç Pak Su Il, janë shkarkuar ose transferuar edhe disa oficerë të tjerë të lartë, ndryshime të cilat ndodhin në mes të përgatitjeve për paradën ushtarake për 75-vjetorin e Republikës më 9 shtator.

Kim nënshkroi një urdhër duke kërkuar më shumë stërvitje ushtarake dhe vendosjen e njësive në vijën e frontit, gati për luftë.

Pas analizimit të situatës në Gadishull dhe në rajon më gjerë, Kim vendosi të “rrisë përgatitjet për luftë të ushtrisë popullore në mënyrë sulmuese me qëllim të neutralizimit të çdo forme sulmi armik, në rast lufte”.

Koreja e Veriut ka rritur retorikën e saj ushtarake këtë verë, duke kërcënuar se do të rrëzojë aeroplanët zbulues amerikanë dhe do të hakmerret për thirrjen portuale të një nëndetëse me raketa balistike me aftësi bërthamore amerikane në Korenë e Jugut për herë të parë në katër dekada.

Pheniani ka demonstruar gjithashtu përparimet e tij në teknologjinë e raketave balistike, muajin e kaluar duke testuar atë që tha se ishte një raketë balistike ndërkontinentale Hwasong-18 (ICBM) me një kohë fluturimi që sugjeron se ka aftësinë për të goditur kontinentin amerikan.

Kim fundjavën e kaluar vizitoi fabrikat e armëve dhe municioneve dhe dha udhëzime të rëndësishme në lidhje me “ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin serik të municioneve të reja”.

Mes tensionit në gadishull, Koreja e Jugut njoftoi këtë muaj se do të zhvillojë një stërvitje mbarëkombëtare të mbrojtjes civile më 23 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy