Berisha në dy kohë, nga mentor në armik i Bashës (VIDEO)

Berisha në dy kohë, nga mentor në armik i Bashës (VIDEO)

Para 9 shtatorit, Sali Berisha mbronte me të gjitha format Lulzim Bashën,  njeriun të cilin e emëroi ministër në 2005, e mbështeti për kryebashkiak të Tiranës në 2011 dhe kryetar të PD për 3 mandate.

Por vendimi për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, përmbysi qëndrimin e ish-kryetarit të PD, që po shton ditë pas dite retoriken ndaj pasardhësit.

Një prej çështjeve që akuzohej kryetari aktual i PD ishte dhe porti i Durrëst. Sipas një investigimi të MCN Tv, kunati i tij Erion Isufi rezulton bashkëthemelues në kompaninë Moveo Albania me Oltion Hoxhollin, ky i fundit administrator i kompanisë, Symphony Real Estate Development që u krijua disa muaj më parë me një kapital prej 10 mijë lekësh teksa pronari i vërtetë rezulton një kompani guackë në ishujt Kejmen, Symphony Invest Limited.

Qeveria ka prezantuar si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar, por në të vërtetë do të jetë pikërisht kompania guackë që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore në portin e Durrësit falë investimit 2 miliard dollarë, dhe një prej tyre mund të jetë kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi teksa Oltion Hoxholli dyshohet të jetë një nëpunës i emëruar.

Kur krisja ende nuk kishte përfshirë palët, Sali Berisha e mbrojti Lulzim Bashën, kur MCN e pyeti më 17 korrik për investigimin e MCN që përfshinte kunatin me projektin e Durrësit.

Në vitin 2018, dy ditë pasi në dy automjete Toyota Yaris u kapën 3.4 milion euro të ardhura nga Belgjika, një ngjarje të cilën e paralajmëroi Lulzim Basha në parlament, Berisha bën reagimin e parë me një status në FB. Ish-kryetari i PD nga ajo ditë pagëzoi Taulant Ballën me emrin e ri’ Taulant Bego Yaris’ duke e akuzuar si pritës të parave teksa i dha meritat Bashës për denoncimin. Por tani, meritat u kthyen ne akuza direkte për kryetarin e PD.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy