
Shumë kompani shqiptare po detyrohen të mbyllin aktivitetin ose të zhvendosen jashtë për shkak të humbjeve që I janë shkaktuar nga zhvlerësimi I euros. Kryetari I shoqatës Manifaktura Shqiptare, Florian Zekja, gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në qytetin e Shkodrës, I bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë në mbështetje të tyre.



