Masat në Pikat Kufitare, Ardi Veliu inspektim në Morinë dhe aeroportin e Kukësit

Masat në Pikat Kufitare, Ardi Veliu inspektim në Morinë dhe aeroportin e Kukësit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kryer një inspektim në Pikën Kufitare të Morinës që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe aeroportin e ri të Kukësit.

Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Eduart Merkaj, ka inspektuar Pikën e Kalimit Kufitar Morinë dhe më pas aeroportin ndërkombëtar “Zayed Flatrat e Veriut”, në Kukës.

Në fokusin e inspektimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishin krijimi i lehtësirave ligjore për hyrjen e turistëve dhe pushuesve, rritja e cilësisë së shërbimit në PKK Morinë dhe në aeroportin e Kukësit, si dhe intensifikimi i kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Zija Sula ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm se përgjatë sezonit turistik ka pasur dhe vijon të ketë fluks shumë të madh të turistëve dhe pushuesve që vijnë vendin tonë.

Vetëm gjatë muajit korrik 2021 janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Më pas, Drejtori ka zhvilluar një takim të shkurtër me drejtuesit e DVP Kukës, të cilëve iu ka kërkuar angazhim maksimal për krijimin e një ambienti sa më të sigurt gjatë sezonit turistik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve, si dhe rritje të cilësisë së shërbimit.

Gjithashtu, ai ka inspektuar aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, ku ka parë nga afër veprimet e punonjësve të Policisë gjatë hyrje-daljeve të turistëve dhe qytetarëve që qarkullojnë nëpërmjet këtij aeroporti.

Z. Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Policisë Kufitare që krahas zbatimit të masave lehtësuese në pikat e kalimit, vëmendje e veçantë të tregohet duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy