
Kandidati socialist për bashkinë Kukës, Albert Halilaj është duke udhëhequr garën elektorale përballe rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Gazetari Andon Kello, në studion e “MCN live” tha se kandidati i PS, Halilaj, arriti të kishte një fitore të thellë me mbi 5 mijë vota se kandidati demokrat, falë respektit që gëzonte në masë si person më shumë sesa si parti përfaqësuese.
Deri më tani nga 58 qendra votimi të numëruara rezulton se numri i votueseve është mbi 10 mijë vota për kandidatin Halilaj. Besoj për dy orë do të kemi rezultatin përfundimtar.
Shifrat janë shumë të thella krahasuar me zgjedhjet e 14 majit. Halilaj ka dyfishin e votave, trendi është për tu thelluar më tej. Ai ishte i prirur ta kalojë Gjicin me vota, kjo tregoi që videoskandali nuk ka ndikuar te vota e qytetarëve.
Duhet theksuar se qytetarët kuksian, kishin nje respekt të madh ndaj kandidatit Halilaj, sesa për PS, por për Halilaj, kishte një respekt të diferencuar nga PS.
Për Kellon, demokratët u futen me iluzione se pas videoskandalit mund ti rikthejnë votat në Kukës, gjë që nuk ndodhi, duke rezultuar me humbje të thellë.
PD rithemelimi e kanë pranuar humbjen e thellë duke ditur se Kukësi ka qenë dikur bastion i djathtë dhe aty nuk ka justifikime pasi rezultojnë me 50% të votave, dhe kjo sjell edhe ndoshta një dhimbje të madhe te koalicioni “Bashke fitojmë”, por se di si mund ta justifikojnë këtë hendek kaq të madh të votave.
Edhe në këto zgjedhje ata u futen si koalicion me iluzionin se pas videoskandalit Gjici, do arrijnë ti kthejnë ato vota që kishte dikur PD aty. Nuk ja dolën, mesa duket PS ia doli ti bind sërish sepse janë 10 mijë me 5 mijë vota, është e pakonceptueshme, thjesht është vullneti që ka besuar dhe votuar atë.



