Kadilli: U thye miti i Berishës në PD, Basha në lëvizje për të ruajtur lidhjet tribale

Kadilli: U thye miti i Berishës në PD, Basha në lëvizje për të ruajtur lidhjet tribale

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli deklaroi në emisionin “Arnautistan” se beson që kriza do të thellohet në selinë blu, pasi ka rezistencë ndaj Berishës. Kadilli tha se është thyer miti i Berishës në PD, ndërsa lëvizjet e fundit të Bashës i konsideron si përpjekje të dëshpëruara për të ruajtur disa lidhje tribale.

Nuk besoj që është fundi i krizës, kriza do thellohet prapë. Ishuj rezistence shoh që sot ndaj presionit të Berishës. Grupi parlamentar është goxha rezistent. Fakti që Berisha nuk e dominoi dot grupin, kjo tregon që është ishull rezistence. U tentua që mbledhja të moderohej nga të tjerë persona, por mbledhja u prish. Mbështetësit e Berishës nuk kanë autoritetin ta drejtojnë. Në numra duhet të jenë minorancë. Edhe në territor ka njerëz që janë të shqetësuar për këtë rikthim. Te Basha s’kishte Bashistë, kishte njerëz që rrinin aty për oportunizëm, ose ishin anti-Berishistë, edhe këta janë aty akoma. Nuk besoj se Basha do t’i organizojë. Basha është një fotokopje e zbehtë e Berishës. Kishte shansin të krijonte një model që e kapërcente Berishën. Ai nuk e krijoi këtë. Ose nuk ishte i zoti, ose nuk kishte vizion. Gjithmonë e kam nxitur drejt një modeli të ri politik, por me sa duket nuk ka funksionuar”.

Duke folur për të ashtuquajturit fanatikë të Berishës, Kadilli tha se nuk i shkon të djathtës të ketë idhuj.

Nuk i shkon të djathtës. E djathta adhuron Zotin, jo njeriun. Pjesa që e mendon Berishën si zgjidhje politike, vetgënjehet nga dy arsye: E para forca, sepse të trimëron Berisha, edhe më i hutuari merr zemër, thotë do t’ia dalim, por nuk ia ka dalë asnjëherë. Nga referendum i 94-ës Berisha është refuzuar nga shqiptarët. Nuk është e majtë Shqipëria, ka një refuzim ndaj Berishës dhe modelit të tij. Sot ka një tirani shumice, të një mazhorancë të zhurmshme, dhe adhurim të liderit. Është thyer miti i Berishës. Sfida që i kam bërë unë, Alibeaj, është një shembull për të tjerët. PD sot ka hyrë në një ngërç se çfarë raportesh do kemi me liderët humbës. Edhe dorëheqja e Bashës nuk është dorëheqje. Mos dil bëj tur nëpër Shqipëri edhe nuk di çfarë u thua atje. Nuk ka një projekt, thjesht do të mbaj disa lidhje të natyrës tribale.  Basha na gënjeu të gjithëve me pamjen, formimin, sjelljen, shumë i përkorë. Në të gjitha fjalimet e Bashës është si të gjuash një gurë në akull. PD-ja po vret veten. Opozita po zhbën vetveten sepse harron gjënë elementare, duhet të ndryshosh. Kërkon një nuse për herë të parë, të dytë, të tretë, nuk ta japin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy