
Shoferi i një autobusi të linjës Korçë-Tiranë është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar me inicialet A.M, 56-vjeç, i cili transportonte 36 qytetarë nga Korça në drejtim të Tiranës.
Pas kontrollit të dokumentacionit dhe kryerjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit, 56-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l.
Ndaj 56-vjeçarit rëndon vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.



