Përse vajzat e Showbizit shoqërohen me kriminelë? Mëhilli: Disa njerëz e dashurojnë shumë lekun!  

Përse vajzat e Showbizit shoqërohen me kriminelë? Mëhilli: Disa njerëz e dashurojnë shumë lekun!  

Moderatorja Valbona Mëhilli foli në emisionin “Arnautistan” në MCN TV për disa fenomene të shoqërisë, si prostitucioni dhe shoqërimin e vajzave të Showbizi-it me personazhe të botës së krimit.

E pyetur se çfarë mendon për një vajzë që ka zgjedhur të jetë prostitutë, Mëhilli tha:

Nuk mendoj asgjë, është zgjedhje e saj. Zgjedhjet janë personale në jetë, është njësoj si dikush të më gjykojë pse bëj gazetari”.

Duke u ndalur te vajzat që punojnë si eksorta Mëhilli tha se është zgjedhje e gabuar, por nuk paragjykon rrethanat që i kanë shtyrë drejt kësaj pune.  

Është zgjedhje e gabuar, por s’e paragjykoj sepse varet nga rrethanat ku ka qenë për ta bërë atë zgjedhje. Mua më ka ndodhur të ndjek dëshirat dhe ëndrrat, edhe pse ndonjëherë është shumë e vështirë rruga. Këtu kemi edhe papunësi të madhe te të rinjtë, ndoshta zgjedhin një rrugë të lehtë për t’u pasuruar”.

E pyetur se përse ka një prirje të vajzave të Showbizit për t’u shoqëruar me kriminelë, Mëhilli tha se një arsye mund të jetë fakti që bien në dashuri, ose aspekti monetar.  

Dashuria ose leku. Janë disa njerëz që dashurojnë shumë lekun. Unë nuk bëj pjesë te këta njerëz, absolutisht. Im at ka investuar dhe më la të plotësuar. Jo vetëm që punoj, por mundohem të bëj edhe punë të dytë, edhe të tretë. Merrem me aktivitet që babai im ka lënë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy