Helikopterë ushtarakë sulmojnë zonat civile, vriten 11 fëmijë në Mianmar

Helikopterë ushtarakë sulmojnë zonat civile, vriten 11 fëmijë në Mianmar

Të paktën 11 fëmijë mbetën të vrarë, si pasojë e një sulmi ajror kundër zonave të banuara nga civilët më 16 shtator.

Kjo pasi një shkollë në Tabayin Township, në rajonin Sagaing, në Mianmar, u vu në qendër të sulmeve. Ndërkohë që detajet e mëtejshme janë ende duke u verifikuar, UNICEF shpreh ngushëllimet e tij për prindërit dhe familjet që kanë humbur fëmijët e tyre.

Të paktën 15 fëmijë nga e njëjta shkollë rezultojnë ende të zhdukur. UNICEF ​​bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të sigurt të tyre dhe bën thirrje se shkollat ​​duhet të jenë të sigurta. Fëmijët nuk duhet të sulmohen kurrë, thuhet në një deklaratë.

raportimin për sulmet, citohet një drejtor shkolle i cili tregoi se si duke u përpjekur t’i çonte nxënësit në strehimore të sigurta, dy nga katër helikopterët qeveritarë Mi-35 fluturuan mbi zonën në veri të fshatit Let Yet Kone, rreth 110 km larg veriperëndim të Mandalay, kur nisën të sulmojnë. Helikopterët qëlluan me mitralozë dhe armë më të rënda drejt shkollës, e cila ka 240 nxënës të klasave të ndryshme, nga kopshti deri në klasat e teta dhe ndodhet në kompleksin e manastirit budist të fshatit.

OKB ka dokumentuar 260 sulme ndaj shkollave dhe personelit arsimor që kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi, në shkurt të vitit të kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy