Meksikë, vritet kandidatja për kryebashkiake dhe 5 persona të tjerë

Meksikë, vritet kandidatja për kryebashkiake dhe 5 persona të tjerë

Gjashtë persona, mes tyre një kandidate për kryetare bashkie u vranë pasi persona të armatosur hapën zjarr në një tubim të fushatës elektorale, në shtetin jugor të Meksikës, Chiapas.

Ndërkohë si pasojë e të shtënave dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

“Një konfrontim shpërtheu midis civilëve të armatosur gjatë një aktiviteti të fushatës politike,” thanë prokurorët në një deklaratë.

Gjithsesi mbetet e paqartë nëse Lopez Maza ishte objektivi i sulmit, për shkak se të shtënat janë bërë mjaft të zakonshme dhe të përhapura në zonë.

Të shtënat masive ndodhën në një udhëkryq në qytetin rural të La Concordia, Chiapas, 125 km nga kufiri me Guatemalën.

Zona pranë kufirit të Guatemalës është një rrugë kryesore kontrabande për drogën dhe emigrantët dhe dy kartelet kryesore të drogës në Meksikë kanë luftuar për kontrollin e rajonit.

Të dielën, 11 persona u vranë nga të shtënat në një fshat në qytezën e Chicomuselo, Chiapas, disa kilometra larg La Concordia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy