Vrau 77 persona, i dënuari me 21 vjet burg: Norvegjia po përpiqet të më shtyjë të bëj vetëvrasje

Vrau 77 persona, i dënuari me 21 vjet burg: Norvegjia po përpiqet të më shtyjë të bëj vetëvrasje

Anders Behring Breivik, ekstremisti që vrau 77 persona në vitin 2011, krim për të cilin po vuan 21 vjet burg, akuzoi sot Norvegjinë se po përpiqet ta shtyjë atë drejt vetëvrasjes. Ai foli për kushtet e ashpra në burg të cilave i është nënshtruar, ndërsa autoritetet këmbëngulën se neonazisti mbetet një person jashtëzakonisht i dhunshëm.

"Kam përshtypjen se qëllimi i qeverisë është të përpiqet të më shtyjë të bëj vetëvrasje. Nuk mendoj se do të jem në gjendje të mbijetoj pa marrëdhënie njerëzore shumë më gjatë", tha 44-vjeçari në lot, gjatë ditës së dytë të seancës, e cila u mbajt për arsye sigurie në palestrën e burgut Ringerike.

I mbajtur larg nga të burgosurit e tjerë në ambiente të sigurisë maksimale për gati 12 vjet, Breivik pretendon se izolimi i tij i zgjatur përbën një shkelje e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon trajtimin "çnjerëzor" dhe "degradues".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy