Qeveria austriake ka identifikuar dy zona të kuqe për shkak të koronavirusit. Kancelari Sebastian Kurz ka njoftuar izolimin e luginës së Paznaun dhe qendrës së skive St. Anton, zona në të cilat ka shpërthuer COVID-19. Në spitale shtetërorë do të ndalohen vizitat, me përjashtim të reparteve të kujdesit pediatrik dhe paliativ. Dyqanet do të mbyllen gjithashtu.
Vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë, bankat, zyrat postare dhe disa biznese të tjera thelbësore do të mbeten të hapura. Nga e hëna restorantet dhe baret do të mbyllen që në orën 3 pasdite. Kancelari Sebastian Kurz u ka bërë thirrje punëdhënësve që të punojnë në mënyrë të zgjuar.



