
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha ditën e sotme se korridoret e evakuimit që lidhin Mariupolin, Melitopolin dhe Enerhodarin me Zaporizhzhia-n janë rihapur pas një pauze një ditore.
Banorët e tre qyteteve do të jenë në gjendje të arrijnë në Zaporizhzhia, e cila mbetet në duart e Ukrainës dhe është bërë pika kryesore e tranzitit për njerëzit që kërkojnë t'i shpëtojnë luftimeve në juglindje.
Por logjistika rreth Mariupolit mbetet e komplikuar, pasi autobusët nuk mund të hyjnë në qytetin e rrethuar për të nxjerrë banorët.
Në vend të kësaj, njerëzit duhet të bëjnë rrugën e tyre deri në Berdyansk, ku më pas mund të marrin autobusët për të përfunduar udhëtimin.
Rreth 75,000 njerëz janë evakuuar nga Mariupol në Zaporizhzhia.



