Berisha: Marrëdhënia ime me Azem Hajdarin dhe arsyet pse nuk e futa në qeveri

Berisha: Marrëdhënia ime me Azem Hajdarin dhe arsyet pse nuk e futa në qeveri

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar marrëdhëniet me Azem Hajdarin shumë vite më parë. Në emisionin “Top Story”, Berisha tha se me deputetin demokrat ka pasur herë pas here diskutime, por jo mëri.

“Në marrëdhëniet që kemi pasur, pa diskutim që kemi pasur edhe diskutime. Por të jesh i sigurt që ai është ndarë nga jeta dhe Sali Berisha me ndjenjat më miqësore dhe më njerëzore që mund të kishte. Azemi ky ishte. Azemi ishte vullkan, nëse dikush e merrte ndryshe, atëherë nuk e njihte. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, Azemi ishte një “kafshë politike”, në kuptimin pozitiv. Një njeri me instinkte politike të jashtëzakonshme. Dhe në këtë mes kundërshtitë ishin një gjë shumë e zakonshme, por asnjëherë me një akumulim”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se Hajdari nuk ka pasur asnjëherë abicie për të qenë pjesë e kabinetit.

“Jo, rezerva ndaj figurës së tij, unë nuk kisha. Ai udhëhoqi Komisionin e Sigurisë Kombëtare, të cilin e kërkoi vetë. Në dijeninë time nuk ka pasur asnjë dëshirë për të qenë anëtar kabineti. Por ka qenë një zë shumë i fortë në përcaktimin e kabinetit. Ishte ai vetë që zgjodhi Komisionin e Sigurisë”.

I pyetur në lidhje me hetimin për vrasjen e Hajdarit, Berisha tha se nuk pranoi t’ia jepte dëshminë Arben Rakipit, pasi e konsideronte bashkëpunëtor në krim.

“Asnjëherë nuk kanë tentuar të më marrin me forcë. Dëshminë time për vrasjen e Azem Hajdarit e kam bërë me vullnet të plotë. Nuk ia kam bërë Arben Rakipit, sepse ai ishte bashkëpunëtor në krim. Dëshmia ime dhënë ambasadorit Frouik, të cilën ai e dorëzoi. Por ishte insistimi ynë ardhja e avokatit ndërkombëtar dhe hetimit ndërkombëtar. Ata erdhën. Ata dënuan disa prej atyre, të tjerët i eliminuan. U eliminuan. Kështu që vrasësit direkt të Azem Hajdarit morën pa diskutim ndëshkim. Unë tregova gjithçka që dija dhe në fakt dija jo pak, sepse kishte disa dëshmitarë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy