
Analisti Enton Abilekaj në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se kemi të bëjmë me një pushtet të ngjashëm me regjimin. Ai tha se revolucioni është pak e madhe, por me zgjedhje dhe revolucion nga opozita nuk e rrëzon dot Ramën. Sipas tij, ky pushtet nuk rrëzohet me votë.
Kemi të bëjmë me një regjim, pushtet që i ngjan shumë një regjimi që nuk lejon që pushteti të ndërrohet me votë dhe zgjedhje, që nuk lejon të drejta të barabarta mes partive politike, atëherë kemi të bëjmë me një pushtet i cili nëpërmjet votës është e pamundur të largohet. Është ky sistem komunist? Është i ngjashëm për atë që ka, prandaj fjala revolucion është pak më e madhe.
Lëvizja studentore kishte pak trajtat, por nuk mund të quhet revolucion sepse kjo fjalë është pak e madhe, por opozita ka parasysh mosbindjen civile dhe prostatat për të rrëzuar këtë qeveri. Por a ka mundësi që me këto të fitohen zgjedhjet, mendoj se po u ndoq kjo rrugë nuk do ndryshojë mënyra se si ata i zhvillojnë zgjedhjet. Zgjedhje dhe revolucion njëkohësisht nga opozita për të rrëzuar Ramën, unë jam skeptik. Ky pushtet nuk rrëzohet me votë.



