
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka deklaruar se qeveria e tij do të mbajë një referendum mbi një ligj të diskutueshëm anti-LGBT.
Orban e bëri njoftimin në një video të drejtpërdrejtë në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ligji, i quajtur zyrtarisht Akti i Mbrojtjes së Fëmijëve, ka qëllimin e deklaruar të ruajtjes së mirëqenies së fëmijëve dhe luftimin e pedofilisë, shkruan Euronews.
Por është kritikuar gjerësisht si diskriminuese ndaj anëtarëve të komunitetit LGBT dhe Bashkimi Evropian ka filluar veprime ligjore kundër Hungarisë mbi këtë ligj.



