Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik 2026

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik 2026

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë finalizuar sot një marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe menaxhimin më efektiv të flukseve të lëvizjes gjatë sezonit turistik 2026.

 

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe homologu i tij nga Kosova, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

 

 

Sipas palëve, ky bashkëpunim vjen si përgjigje ndaj fluksit të lartë të shtetasve dhe automjeteve që hyjnë në Shqipëri nga Kosova gjatë sezonit veror, veçanërisht në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

 

Marrëveshja synon të vendosë teknologjinë në qendër të policimit rrugor, duke reduktuar ndalimet e panevojshme të automjeteve dhe duke rritur efikasitetin në monitorimin e qarkullimit. 

Gjithashtu, ajo parashikon angazhim të përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve, menaxhimin e trafikut, si dhe luftën kundër krimeve ndërkufitare.

 

Gjatë fjalës së tij, Skënder Hita vlerësoi partneritetin e ngushtë mes dy institucioneve, duke theksuar se Policia e Shtetit ka shtuar përdorimin e teknologjisë në monitorimin e qarkullimit rrugor, përmes dronëve, radarëve dhe automjeteve inteligjente për matjen e shpejtësisë, duke reduktuar kontaktin fizik mes efektivëve dhe drejtuesve të mjeteve, si dhe duke rritur transparencën dhe besimin e qytetarëve.

 

Nga ana tjetër, Gazmend Hoxha shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të kontribuar me profesionalizëm dhe përkushtim në këtë mision të përbashkët, veçanërisht në zonat bregdetare dhe turistike të Shqipërisë, ku prania e turistëve nga Kosova është më e lartë gjatë verës.

 

Në përfundim të takimit, dy drejtuesit e policive riafirmuan angazhimin e përbashkët për garantimin e sigurisë rrugore, menaxhimin e flukseve turistike dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy