Hidrocentrali na thau ujin e pijshëm. 92 familje të Fushë Buallit në protestë (VIDEO)

Hidrocentrali na thau ujin e pijshëm. 92 familje të Fushë Buallit në protestë (VIDEO)

92 familje në lagjen Langë të Fushë Buallit, Elbasan kanë mbetur totalisht pa ujë prej katër muajsh. Banorët akuzojnë se burimet janë shteruar pas ndërhyrjeve për ndërtimin e hidrocentralit ngjitur me fshatin.

 

Në emisionin “Fol” në MCN TV, ata denoncuan mungesën e investimeve publike, premtimet e pa mbajtura dhe vështirësitë që po i detyrojnë familjet të blejnë ujin ose ta sigurojnë me kova e tuba privatë.

 

“Jemi 92 familje pa ujë të pijshëm. Kemi një vit pa ujë”, thonë banorët, ndërsa të tjerë këmbëngulin se problemi nisi me punimet e HEC-it. 

 

“Kemi pasur gjithmonë ujë, derisa ndërtuan HEC-in”, shprehen ata, duke pretenduar se hapja e tunelit ka ndërprerë burimet që furnizonin edhe fshatin fqinj, Polis i Vogël.

 

Megjithatë, banorë të tjerë kërkojnë që përgjegjësitë të përcaktohen nga organet kompetente.

 

Drama e mungesës së ujit shfaqet edhe te një e moshuar invalide, e cila duhet të blejë ujë për të pirë, për t’u larë dhe për kafshët. 

 

“300 mijë lekë i kam borxh, me çfarë do t'i laj? Unë 100 mijë lekë pension marr. Më duhen 200 mijë lekë në muaj për ilaçe”, rrëfen ajo, duke përshkruar një situatë që e rëndon edhe më shumë varfëria dhe pamundësia fizike.

 

Banorët ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi investimet e deklaruara për ujësjellësin.

 

“Fshati në dokumente figuron me ujësjellës, por ujë s’kemi”, deklarojnë ata, ndërsa kërkojnë verifikimin e tenderave dhe të shpenzimeve. 

 

Disa thonë se kanë paguar vetë miliona lekë për tubacione, por sot vazhdojnë ta blejnë ujin. Shqetësim serioz paraqet edhe cilësia e tij.

 

“E pimë ujin pa asnjë kontroll, pa analiza”, thonë banorët, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

 

“Ka mbetur të shkulemi si familje e të ikim, pa ujë s'jetohet”, është një tjetër apel. 

 

Ndërkohë Fushë Bualli në Njësinë Administrative Shushicë, Elbasan, fsheh një potencial turistik për shkak të natyrës dhe relievit alpin por qe për mungesë të ujit, rrugës dhe energjisë ka mbetur pa bujtina.

 

Banorët e fshatit kërkojnë zgjidhje konkrete duke iu drejtuar direkt numrit një të shtetit. “Kryeministrit i themi: duam ujë!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy