Tiranë, ushtari i Komandës së Forcave Tokësore kapet me kokainë

Tiranë, ushtari i Komandës së Forcave Tokësore kapet me kokainë

Dy të rinj u arrestuan nga policia e Tiranës për shpërndarje droge. Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë Xhuljano Kasa, 22 vjeç, ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore dhe Denis Kanani, 21 vjeç, nga Tirana.

Dyshimet për përfshirjen e dy të rinjve në shitjen e drogërave të forta nisën pasi në një lokal ata u panë me një qese të dyshimtë. Kontrolli në banesat e tyre çoi në sekuestrimin e një sasie kokainë, kanabis dhe një armë tip pistoletë.

Njoftimi i policisë

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin nr.6, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 03.10.2017, arrestuan shtetasit : - Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore) - Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë. Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën "Llambi Bonata", ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup. Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku : Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, (i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t'iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit "Magnum", me kalibër 9 mm. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. - 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- pistoletë e llojit "Magnum", e kalibrit 9 mm.

- 3 telefona celularë.

- dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy