
Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Zaim Hasrama, ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku solli një rrëfim të veçantë për jetën, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite në skenën muzikore.
Hasrama foli për mënyrën si e ndjen veten përballë brezit të ri të këngëtarëve:
Na quajnë të vjetër tani. Këta të rinjtë kanë stil tjetër, zë tjetër, këndojnë ndryshe dhe shpesh paragjykojnë ata që i qëndrojnë besnik këngës popullore.
Kanë ardhur e na kanë quajtur ‘dasmaxhinj’, ndërkohë që vetë tani bëjnë grupe e banda për të kënduar në dasma.
Edhe ato që dikur nuk pranonin dasmat, tani na kërkojnë bashkëpunime. U bë vite që jam në tregu, jam munduar ti rezistojë muzikën popullore.
Hasrama solli në vëmendje faktin se si nisi fillimet e tij të karrierës muzikore.
Klipin e parë e nxora në 24 qershor 2000. Hapat e parë i kam hedhur me këngë kosovare, sepse ato mësoheshin më lehtë. Nuk kisha as magnetofon, mësoja këngët vetë, me dëgjim.
Një mik më ftoi të këndoja në një dasmë kur dija vetëm 3-4 këngë. Ashtu nisi gjithçka, thjesht për qejf, pastaj u kthye në profesion.
Nëse ke për të kënduar me një femër, ajo ka më shumë përparësi.
Meshkujt e kanë më të vështirë, ka klane, rrethe të mbyllura, dhe shpesh nuk të lejojnë të futesh.
Një nga momentet më kulmore të karrierës së tij ishte hiti “Taketuke”, që u bë shumë i dashur për publikun.
Para ‘Taketuke’ erdhën disa këngë të tjera, si ‘Unë e kisha lënë rakinë’ dhe ‘Të gënjen ajo’, që u përfshinë në albumin tim të parë.
Me albumin e tretë erdhi ‘Taketuke’ dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.
Sot, vijoj të këndojë në dasma dhe evente, sidomos në fundjavë, duke mbajtur gjallë muzikën popullore që e ka shoqëruar që nga fëmijëria.
Unë nuk e kam marrë asnjëherë përsipër të bëj muzikë të lehtë. I qëndroj asaj që di të bëj më mirë, muzikës popullore. Dhe sa të kem zë e shëndet, aty do jem.



