
Përfaqësues të opozitës serbe e kanë cilësuar një tentativë të dëshpëruar për largimin e vëmendjes nga protestat e studentëve thirrjen e presidentit Aleksandër Vuçiç për mbajtjen e një referendumi për qëndrimin ose jo të tij në postin e kreut të shtetit.
Kreu I levizjes Kreni-Promeni Savo Manojlovic i kërkoi Vuçiç që të mos devijojë nga thelbi por tu japë përgjigje pyetjeve të studentëve si fillim.
Është qesharake sidomos të mendosh se referendumi mund të jetë një përgjigje për pyetjet e bëra nga studentët. Kjo është vetëm një përpjekje për të qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa të rinjtë në vend injorohen, manipulohen, shkelen, vidhen dhe korruptohen.
Ndërsa për deputeten Jelena Jeriniç një deklaratë e tille është e pavlerë pasi kushtetuta e vendit e përcakton shume qarte procedurën e shkarkimit te presidentit.
Vitin e kaluar e kemi dëgjuar katër herë një deklaratë të tillë nga Vuçiç i cili nuk është kompetent për një propozim të tillë. Shkarkimi i presidentit është një procedurë që fillon me Kuvendin Kombëtar dhe vijon me Gjykatën Kushtetuese e cila vendos nëse presidenti ka shkelur ose jo këtë të fundit.
Partia për Liri dhe Drejtësi e cilësoi në panik Vuçiç që ndërmerr një deklaratë të tillë.
Vuçiç në vend që të lejojë institucionet e kapura të vendit të punojnë lirshëm dhe të përmbushin të gjitha kërkesat e studentëve dhe qytetarëve nga paniku propozon ide të vjetra si një përpjekje për gjetjen e një rrugëdaljeje nga regjimi i tij i korruptuar dhe kriminal.
Një deklaratë e tillë presidentit Vuçiç vjen në mesin e një sërë protestash të cilat po mbahen nga studentët që kërkojnë largimin e tij nga pushteti.



