
Analistja Anduena Llabani në ‘MCN Live’ ka komentuar e paraqitjen ditën e djeshme të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK lidhur me çështjen CEZ-DIA.
Ajo tha se nuk ishte diçka e papritur paraqitja e tij në SPAK dhe se shumë shpejt mund të ketë dhe një urdhër arresti ndaj Metës. Sipas saj, përveç Metës në këtë çështje janë të përfshirë Agron Çela dhe Kastriot Ismailaj, ndërsa SPAK ka siguruar dhe dëshminë e bashkëshortes së këtij të fundit.
Nuk ishte e papritur vizita e Ilir Metës në SPAK, por është e vërtetë se ai është larguar dy javë nga shteti ynë. Ka shumë informacione pa dashur të abuzoj që flasin për vizitat e Metës në vendet e Bashkimit Evropian ku ka patur takime të rëndësishme, që kanë qenë decizive për ti dhënë atij njëlloj sigurie në lidhje me këtë çështje. Na është thënë se shumë shpejt mund të ketë dhe një urdhër arresti ndaj tij dhe jo vetëm. Ndaj Metës janë dy çështje CEZ- DIA, ku i përfshirë është dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, që ka një hetim të përbashkët të CEZ- DIA, si dhe flitet për çështjet e lobimit ku është marrë dhe letër porosia ku thuhet se ka prova ndaj Metës dhe tani pritet vetëm konkluzioni përfundimtar.
Pyetjes se kush janë emrat përtej Metës në këtë çështje, Llabani tha se CEZ-DIA është rihapur prillin e vitit të kaluar dhe se SPAK ka dëshmi të personave të implikuar në këtë çështje. Ajo tha se në këtë çështje janë të përfshirë Çela dhe Ismailaj.
Në fakt kjo çështje është rihapur nga SPAK prillin e vitit të kaluar e ndërtuar mbi faturat e borxhit të papaguara të energjisë nga qytetarët dhe i vetmi i dënuar nga ky proces i gjykuar njëherë ishte Ismailaj ku doli se ai kishte përfituar 5 mln dollarë amerikan nga CEZ. Sot SPAK përveç shumë informacioneve të mbledhura në vite ka dëshmi dhe të personave të tjerë të përfshirë. Ne kemi mundur të sigurojmë ku flitet se Meta ka pasur dhe bashkëpunëtorë si Agron Çela, në atë kohë udhëtonte me Ismailaj drejt vendeve të BE si person kontakt i caktuar nga Meta për të kryer veprime për të gjithë skenën e zbuluar tashmë si skenë mashtrimi.
Më tej ajo shtoi se Agron Çela është një nga personat që është marrë në pyetje nga SPAK, është siguruar dëshmia e tij, por nuk dihet nëse çështja është më e thelluar apo jo, nëse ka pasur rol kryeministri i sotëm për të vendosur Çelën në dispozita të favorshme.
Duhet parë nëse sot SPAK do e marrë në pozita penale Çelën apo jo sepse aty është regjistruar një hetim penal për Çelën për një tokë në Velipojë, i është dhënë një sipërfaqe e madhe për të ndërtuar një hotel, por mënyra se si është marrë kjo tokë duhet parë sepse fakti që SPAK është futur dhe në këtë hetim tregon se aty diçka nuk shkon. Kjo tregon se dy personazhet Ismailaj dhe Çela kanë dalë në Morinë dhe Muriqan që tregon se ata kanë udhëtuar bashkë, kanë qenë bashkë në kohën kur flitet se çështja CEZ- DIA funksiononte më së miri. Janë dokumente të cilat SPAK i ka në dosje dhe vërtetojnë faktin që këta dy njerëz kanë qenë bashkë, ndërkohë që në dosjen hetimore SPAK ka siguruar dhe dëshminë e gruas së Ismailaj që tregon se Meta kërkonte para që pretendonte se ishin të tijat nga bashkëshorti i saj. Në atë kohë Ismailaj ka spostuar familjen e tij drejt një vendi në BE për ta mbajtur të sigurtë.
Llabani bëri me dije se ka materiale që kanë ardhur nga SHBA dhe se deklarata e Metës pas dëshmisë jashtë dyerve të SPAK ishte një PR për figurën e tij dhe se ai aktualisht është në pozita të disfavorshme.
Prokurori i çështjes është kreu i SPAK, Dumani, por personat që kanë dijeni janë dhe oficerë të policisë gjyqësore. Janë informacione të ardhura dhe përtej oqeanit, nga SHBA ku bëhet fjalë se operonin këto kompani të caktuara ku thahet se Meta është ballafaquar me këtë seancë pyetjesh. Deklarata e Metës jashtë dyerve të SPAK, një PR i figurës së tij, por ai nuk është në pozita të favorshme, duket se laku po ngushtohet jo vetëm për Metën, personat që kanë marrë paratë dhe kanë përfituar nga kjo skemë mashtrimi janë me gishtat e dorës prandaj besoj se do ketë dhe prova të pakontestueshsme.



