Një turiste çeke është mbytur në det paraditen e sotme. Turistja me inicialet R.M., 74 vjeçe, banuese në Çeki, është mbytur rreth orës 11:05 në plazhin e Radhimës.
Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, e cila është futur në det për t’u larë dhe ka humbur ndjenjat.
Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.



