Tirana-Dinamo Batumi në MCN TV/ Shehi: Lojtarët e afruar kanë eksperiencë europiane

Tirana-Dinamo Batumi në MCN TV/ Shehi: Lojtarët e afruar kanë eksperiencë europiane

Trajneri Orges Shehi, ka folur për mediat, në prag të sfidës që Tirana do të luajë ndaj Dinamo Batumi, e vlefshme për turin e parë në Conference League, e cila transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV. Shehi deklaroi se skuadra ka pësuar ndryshime të shumta në merkato, por shtoi se të gjithë lojtarët e afruar, kanë eksperiencë europiane. Sipas tij, presioni është prezent, por skuadra do të futet në fushë, për të marrë rezultat pozitiv me çdo kusht. “Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit edhe ndeshjet më përpara, kemi një opinion për ta. Është një kundërshtar që meriton respekt. Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar, edhe pse nuk është kohë e mjaftueshme që lojtarët të njihen me njëri tjetrin, mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë, lojtarët që kanë ardhur kanë eksperiencë europiane. Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet, Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm janë 100% të rikuperuar. Presioni është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën, vjet ishte histori tjetër këtë vit është tjetër, ne do futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën, tifozë do të jenë të gjithë shqiptarët se të gjithë duan që klubet shqiptare të ecin sa më shumë. Prurjet e reja mundohen të përthithin idetë e reja që ka trajneri. Kaina nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të virozave, nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, e rëndësishme është vendosja.”, deklaroi Shehi. Sfida mes Tiranës dhe Dinamo Batumi, do të luhet ditën e enjte, në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa vjen në transmetim nga MCN TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy