Zgjedhjet në Amerikë, Trump merr 3 votat e Alaskës (VIDEO)

Zgjedhjet në Amerikë, Trump merr 3 votat e Alaskës (VIDEO)

Donald Trump është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në shtetin e Alaskës, një fitore që nuk do të ndryshojë rezultatin përfundimtar të këtij procesi. Me 3 votat e Alaskës, sa ka Kolegji Elektoral në këtë shtet, numri total i pikëve të Trumpit arrin në 217, ndërkohë që presidenti tashmë i zgjedhur, Xho Bajden ka 279 vota, apo nëntë më shumë sesa nevojiten për të shpallur një kandidat fitues. Edhe Arizona, Xhorxhia, ku Biden aktualisht udhëheq, dhe Karolina Veriore, ku Trump është më përpara, pritet të shpallin fituesit. Mirëpo edhe nëse Trump arrin të fitojë të trija shtetet, 42 votat e tyre të Kolegjit Elektoral nuk do të mund të ndryshonin rezultatin. Numërimi i të gjitha votave ka rezultuar po ashtu me fitoren e senatorit Dan Sullivan, duke i dhënë Partisë së tij Republikane gjysmën e ulëseve në Senatin me 100 vendeTeksa numërimi i votave ka arritur në fazën finale, të gjitha mediat e mëdha amerikane kanë shpallur Bajdenin fitues të zgjedhjeve. Trump nuk e ka pranuar rezultatin, teksa fushata e tij dhe republikanët kanë nisur disa kërkesa ligjore, duke sfiduar procesin e numërimit në shtetet kyçe. 

Gjyqtarët kanë hedhur poshtë shumicën prej tyre, ndërkohë që Trump nuk ka ofruar të dhëna për mashtrime zgjedhore apo vjedhje të votave.

Preidenti në ikje, Trump është parë për herë të parë në publik këtë të mërkurë, në homazhet e zhvilluara në varrezat e Arlingtonit me rastin e Ditës së Veteranëve.

Nga ana tjetër, Xho Bajden bëri një ndalesë në Përmendoren e të rënëve të Luftës së Koresë në Filadelfia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy