Kalemaj: Mosbindja civile nuk është e dhunshme, kërkesa themelore e opozitës lirimi i Berishës (VIDEO)

Kalemaj: Mosbindja civile nuk është e dhunshme, kërkesa themelore e opozitës lirimi i Berishës (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj në MCN Live kakomentuar protestat e opozitës ku u ndal te mosbindja civile për të cilën u shpreh se nuk duhet të ishte e dhunshme.

Ai tha se problemi është te kauza, po a i ka apo jo sepse kërkesa themelore e opozitës duket se është lirimi i Berishës dhe bashkë me të dhe Salianji. Sipas tij opozita ka parë se përballë Ramës mund të bëjë vetëm revoltë duke çuar njerëzit në protesta.

Mosbindja civile në botë i referohet mospagesës së taksave deri në revoltë, edhe një person i vetëm mund ta filloj mosbindjen civile, por problemi është te kauza, morali politik, a i ka apo jo sepse nëse ti flet për mosbindje civile mund të bllokosh rrugët, mund të mos paguash taksat, por pa kaluar në dhunë.

Kërkesa themelore e opozitës është lirimi i Berishës dhe bashkë me të dhe Salianji, pastaj vijnë krijimi i qeverisë teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira, të cilat këto dy të fundit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Problemi është se ne e bëmë dhe në 2017 qeverinë teknike dhe PD pësoi humbje të thellë, pra nëse Rama u jep qeverinë teknike, a është ky basti i opozitës apo burgosja politike e liderit të saj. Kështu që opozita ka parë se përballë Ramës mund të bëjë vetëm revoltë duke çuar njerëzit në protesta.

Ndërsa lidhur me vizitën e ËErdogan ditën e djeshme në Tiranë ku u inaugurua dhe xhamia e Namazgjasë, Kalemaj tha se Rama e shfrytëzoi vizitën e presidentit turk.

E shfrytëzoi Rama disi miqësinë që ka me Erdogan dhe vizitën e tij në Tiranë, se sa i përket dimensionit të politikës së jashtme nga Meloni, Erdogan apo Orban që është duke u takuar sot është duke performuar në kapacitete maksimale dhe nga jashtë të paktën nuk mund ti vijë ndonjë rrufe në qiell të hapur. Lidhur me vizitën specifike, xhamia e Namazgjasë duket se ishte kryefjala, por bashkë me të erdhën dhe një paketë memorandumesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy