Dosja e dytë, SPAK jep pretencën për Jorgo Goron dhe Vasillaq Strakoshën

Dosja e dytë, SPAK jep pretencën për Jorgo Goron dhe Vasillaq Strakoshën

SPAK ka dhënë pretencë për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. 

Prokuroria e Posaçme kërkon 2 vite burg për Goron, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit e 4 muaj burg.

Ndërsa për Vasillaq Strakoshën SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg. 

SPAK e akuzon Goron për "shpërdorim detyre" më shumë se një herë, lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës. 

Për dosjen e parë që lidhet me tokën që kaloi për investime strategjike, Goro u dënua me 2 vite e 20 ditë burg, po për "shpërdorim detyre". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy