
Një shpërthim ka ndodhur në një stacion autobusi në Manhatan. Ngjarja ka ndodhur në terminalin e autobusëve pranë Times Square.
Policia nuk ka dhënë detaje të ngjarjes, por ka njoftuar në llogarinë e saj në “Tuiter” se “po u përgjigjet raportimeve për një shpërthim me natyrë të panjohur në zonën mes rrugës 42 dhe bulevardit 8 në Manhatan”.
Duke cituar burime pranë policisë, ABC News raportoi se mund të bëhet fjalë për një bombë. Një person është ndaluar nga policia, ndërsa nga shpërthimi ka një të plagosur.
Terminali ku ndodhi ngjarja është më i madhi në SHBA. Në të u shërbehet më shumë se 65 milionë udhëtarëve në vit.



