Korporata e Investimeve Shqiptare është një institucion i krijuar në vitin 2019 me ligj të veçante nga Kuvendi dhe sipas Nenit 2 të këtij ligji, objektivat kryesore të saj janë: “1. Nxitja e zhvillimit ekonomik nëpërmjet projekteve të investimit në nivel qendror, vendor dhe rajonal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit. 2. Vënia në përdorim më efiçencë e pronave shtetërore. 3. Kryerja e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat. ” Ky institucion është organizuar si shoqëri tregëtare dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 17 korrik 2020.KISH është në pronësi 100% të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ky institucion nga momenti i themelimit, pavarësisht se me ligj të posacëm dhe shumë propagandë, deri më sot nuk ka zbatuar asnjë projekt, pranuar kjo edhe nga faqja zyrtare e tij.E vetmja gjë që ky institucion ka bërë deri tani janë pagat e majme të punonjësve, që sipas pasqyrave financiare të depozituara në QKB shkojnë deri në 75 milionë lekë në vitin 2022 si dhe tenderave për bileta udhëtimesh, mobilime zyrash, pajisje zyrash dhe së fundmi edhe automjete, vlera e të cilave vetëm për vitin 2022 shkon edhe në 75 milionë lekë të tjera.Pra, në total taksapaguesve shqiptarë ky institucion me 0 projekte dhe rezultate i ka kushtuar 150 milionë lekë. Në nentor 2022, ky institucion shpalli tenderin për marrjen me qira operacionale të një automjeti për një periudhë 3 vjecare, me fond limit 27.4 milionë lekë ose 9.1 milione lekë për vit. Ky tender u anullua për mungesë gare. Kështu, në 12.05.2023 ndryshoi mendje, këtë herë duke shpallur tenderin me objekt "Blerje automjeti për nevojat e shoqërisë" me fond limit 31.5 milionë lekë. Ky tender u anullua me motivacionin “nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme në procedurat me një faze” por drejtuesit e institucionit e rishpallën sërisht në datën 27.06.2023 me të njëjtat specifikime. Pak muaj më parë vetë ministria e Financave kërkoi shkëputjen juridikisht dhe financiarisht nga Korporata.Mbi të gjitha ndryshimet hiqnin mundësinë që korporata të financohej më prej buxhetit të shtetit, qoftë me kapital apo fonde.Vetëm për vitin 2021 humbjet e Korporatës së Investimeve Shqiptare lloragiteshin në 19.4 milionë lekë.



