Mediat në Mal të Zi: Kastrati Group merr edhe aeroportin e Tivarit, Rama e lidhi me Abazoviç

Mediat në Mal të Zi: Kastrati Group merr edhe aeroportin e Tivarit, Rama e lidhi me Abazoviç

Aeroporti i Tivarit pritet t’i jepet me koncesion kompanisë “Kastrati Group”. Mediat e Malit të Zi raportojnë se Shefqet Kastrati e ka vizituar shpesh shtetin fqinj kohët e fundit dhe arsyeja e vizitave të shpeshta ka qenë pikërisht ky angazhim i ri. M Portal shkruan se kontrata koncesionare pritet të finalizohet në një moment kur vëmendja publike është e fokusuar te Marrëveshja me Kishën e Serbisë.

Kastrati, gjatë muajve të fundit ka vizituar disa herë Malin e Zi, herën e fundit rreth 10 ditë më parë, ndërsa vizita e radhës është planifikuar për ditët para ose pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën e Serbisë. Më pas do të finalizohen negociatat për aeroportin, pasi autoritetet kanë vlerësuar se do të jetë një kohë me tensione të rritura për shkak të kontratës dhe se askush nuk do t’i kushtojë shumë rëndësi çështjeve ekonomike, sado të mëdha të jenë ato.

Sipas M Portal, kompanisë që menaxhon aeroportin e Rinasit do t’i hapet kjo mundësi e re falë marrëdhënies së mirë që kryeministri Rama ka me homologun malazez, Dritan Abazoviç.

Kastrati është një nga bashkëpunëtorët më besnikë të kryeministrit Edi Rama. Falë lidhjeve të ngushta me Ramën, kompania e tij fiton qindra tenderë të qeverisë shqiptare si dhe pushtetet vendore në vendin fqinj, përmes të cilave fiton qindra miliona euro.

Ishte Edi Rama ai që e lidhi Abazoviçin me Kastratin, tregtarin më të madh të naftës në Shqipëri dhe prej dy vitesh pronarin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri “Nënë Tereza”. Kastrati do të ishte përgjegjës i vetëm për të gjitha punët e tij të ardhshme në Mal të Zi ndaj të dyve, dhe planet e tij janë të mëdha.

 

M Portal shkruan më tej se planet për t’i dhënë Kastratit aeroportin e Tivarit kanë nisur të zbatohen që me shkarkimin e Bordit të mëparshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Aeroportet e Malit të Zi, më 8 korrik. Në vend të tij, qeveria emëroi një bord të ri  të kryesuar nga Eldin Dobarzic, anëtar i partisë së Abazovicit. Anëtarë të tjerë të rinj të Bordit të Drejtorëve janë Kemal Purisic (Partia Boshnjake), Slavko Vukcevic (SNP), Momçilo Martinovic (DPS) dhe Nebojsa Gjokovic (DF).

Plani i Ramës dhe Abazoviçit është të investojnë sa më shumë kapital shqiptar në Mal të Zi dhe për rrjedhojë këmbëngulja e tyre për procesin e Hapur Ballkanik, sepse nëpërmjet mekanizmave të tij do të ishte dukshëm më e lehtë për ta vënë atë në praktikë. Biznesmenët shqiptarë do ta vendosnin kapitalin e tyre në Mal të Zi përmes “Kastrati Group”.

Sipas M Portal, përveç menaxhimit të aeroportit, “Kastrati Group” pritet të shtrijë aktivitetin edhe në tregtinë e karburanteve, ndërtimin e komplekseve turistike dhe media.

Atij pritet t’i jepen leje për ndërtimin e pikave të karburantit në Mal të Zi. Kryeministri malazez i premtoi biznesmenit shqiptar komunikim të drejtpërdrejtë me Ministren e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviç, detyrë e së cilës është të sigurojë vendndodhje dhe leje për ndërtimin e pompave, si dhe me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviç, i cili do të ndihmonte me lejet e importit të naftës.

Abazovic ka lidhur Kastratin edhe me kryetarin e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Morsko dobro, Blazo Ragjenoviç, i cili së bashku me biznesmenin do të vizitojnë disa lokacione në zonën e Morsko dobro, për të parë se ku mund të ndërtohen komplekset turistike.

Sipas planit më të gjerë, Kastrati një pjesë të investimit në Mal të Zi do ta drejtonte në zhvillimin e mediave, për të filluar me një stacion radioteleviziv dhe një portal, i cili do të informonte qytetarët në gjuhën malazeze dhe shqipe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy