
Shuhet në moshën 71 vjeçare tenori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Thanas Konini.
Ai ishte pjesëtar i kroit ‘Liria’ që prej rinisë së tij ku edhe mbahet mend për interpretimin si solist i këngëve, ‘Dua më shumë Shqipërinë’ dhe ‘O moj ti me sytë e zi’.
Tek Konini shkriheshin në një talent vokal qytetaria, thjeshtësia, dashuria, vërtetësia e gjithçka me vlerë. Të paharruara do të mbeten interpretimet unike të tij.





