Gjatë mbrëmjes së djeshme u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore pas disa ditësh negociatat mes palëve në rezidencën e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në rezidencën e ambasadores Yuri Kim do të shkojnë pjestarët e opozitës parlamentare.
Në fokus të diskutimit do të jetë miratimi i Reformës Zgjedhore në Kuvend, pasi mazhoranca nuk i ka 84 vota e vetme, ndaj duhen edhe votat e opozitës për të miratuar reformën e re.
Takimi do të zhvillohet në rezidencën e ambasadores dhe është parashikuar të fillojë në orën 10:00.
Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rudina Hajdari tha se ishte tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor në të mirë të një pakti, që u arrit mbrëmë.
Marrëveshja u arrit pas një jave intensive diskutimesh dhe presioni nga ambasadorët kryesorë në Tiranë.



