
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin Buzmadh dhe i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Honday”, M.H., 46 vjeç, banues në Patos. Nga informacionet paraprake të policisë bëhet me dije se drejtuesi i aksidentuar i mjetit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.



