Qeveria ruse e drejtuar nga Vladimir Putin, do të rrisë me 10.5% pagat e atyre që shërbejnë në ushtri duke filluar nga 1 tetori, sipas dekretit të publikuar sot në faqen e qeverisë. Vendimi vjen disa ditë pas rebelimit të grupit mercenar Wagner, i cili për një kohë të shkurtër mori kontrollin e qytetit të Rostov- on-Don në Rusinë jugore, ndërsa njerëzit e tij marshuan drejt Moskës. Wagner i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin tha se rebelimi ishte një protestë kundër paaftësisë dhe korrupsioni që mbizotëron në radhët e oficerëve të lartë.



