Landfilli/ Një grup auditimi i KLSH-së në Bashkinë e Vlorës, do vlerësohet nëse ka shkelje

Landfilli/ Një grup auditimi i KLSH-së në Bashkinë e Vlorës, do vlerësohet nëse ka shkelje

Një grup auditimi i KLSH ka mbërritur në Bashkinë e Vlorës lidhur me procesin e landfillit, raporton korrespondenti i MCN Tv. Grupi i përbërë nga 4 persona do të qëndrojë pranë bashkisë për dy muaj, ku i kanë kërkuar institucionit dokumentat e ndërtimit të landfillit Sherisht të Vlorës dhe mënyrës se si është ndërtuar.

KLSH pritet të vlerësojë dhe evidentojë nëse ka shkelje në ndërtimin landfillin e Vlorës, apo shkelje të ndryshme që kanë të bëjnë me efektivitetin dhe menaxhimin e landfillit.

Grupi i auditimit ka në fokus ndjekjen e procedurave ligjore në menaxhimin financiar të projektit, mbi hartimin, miratimin, ndryshimin dhe zbatimin e planit të prokurimeve. Gjithashtu në drejtimet kryesore të këtij auditimi, janë ndjekja e procedurave ligjore në miratimin e marrëveshjes së financiamit.

Në një intervistë për mediat në 16 shkurt drejtoresha e NSHP Erinolda Lushaj u shpreh se landfilli do të jetë gati në muajin prill, duke u vënë në funksion dhe sipas saj në këtë mënyrë do të marrë fund djegia e mbetjeve në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy