
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë mes kaosit të krijuar në aeroportin e Kabulit, ndërsa mijëra njerëz u përpoqën dëshpërimisht të fluturonin nga Afganistani në drejtim të vendeve të tjera. Pamjet e skenave kaotike kanë bërë sot xhiron e botës.
Pista, shkallët, avionët, janë plot me njerëz në panik që duan të dalin nga Afganistani para se grupi kryengritës të vendoset mirë në pushtet.
Këtë mëngjes, ushtarët amerikanë që ishin caktuar të ruanin aeroportin, qëlluan në ajër për të zmbrapsur mijëra afganë që kishin hyrë në pistë.
"Ndihem shumë i frikësuar këtu. Ata po gjuajnë në ajër," tha një dëshmitar për AFP.
Janë shfaqur disa video të njerëzve që vrapojnë në pistat e aeroportit dhe përpiqen të hipin në fluturime.
This is, perhaps, one of the saddest images I've seen from #Afghanistan. A people who are desperate and abandoned. No aid agencies, no UN, no government. Nothing. pic.twitter.com/LCeDEOR3lR
— Nicola Careem (@NicolaCareem) August 16, 2021
Ka raporte se fluturimet amerikane që transportojnë staf diplomatik jashtë vendit janë duke u dhënë përparësi, duke shkaktuar zemërim dhe duke çuar në më shumë kaos dhe konfuzion.
Trupat amerikane u detyruan të qëllonin me armë në ajër në aeroportin e Kabulit për të parandaluar turmat e qytetarëve të dëshpëruar që vraponin mbi aeroplanë, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Turma ishte jashtë kontrollit. Qitja u bë vetëm për të shuar kaosin”.
Trupat amerikane janë përgjegjëse në aeroport, ku thuhet se po i japin përparësi evakuimit të stafit të ambasadës në fluturimet ushtarake. SHBA më herët tha se kishte evakuuar të gjithë stafin e saj të ambasadës në aeroport.
Nga ana e tyre, zyrtarët talebanë kanë thënë se situata brenda Afganistanit është paqësore, pa raportuar përleshje në të gjithë vendin një ditë pasi militantët pushtuan kryeqytetin Kabul.
"Situata është paqësore, sipas raporteve tona," tha një zyrtar i paidentifikuar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Qeveria civile u rrëzua të dielën, me Presidentin Ashraf Ghani që iku jashtë vendit dhe mijëra banorë dhe shtetas të huaj u përpoqën të iknin nga vendi.
Nënkryetari i talebanëve thotë se tani është koha për të siguruar njerëzit e Afganistanit dhe për të përmirësuar jetën e tyre.
Komentet u bënë në një video të re të lëshuar nga militantët, një ditë pasi luftëtarët ‘pushtuan’ kryeqytetin Kabul dhe shpallën fitoren.
"Tani është koha për të gjykuar, ne do t'i japim shërbime kombit tonë, do t'i japim qetësi të gjithë kombit, se ne do të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur për përmirësimin e jetës së tyre. Mënyra në të cilën kemi kaluar ishte e papritur pasi kemi arritur në pozicionin që nuk pritej kurrë ", tha Baradar Akhund para kamerës ndërsa ishte ulur mes një grupi luftëtarësh.



