Gates mohon akuzat e konspiracionit për vaksinën e COVID-19: Të zbulohet e vërteta

Gates mohon akuzat e konspiracionit për vaksinën e COVID-19: Të zbulohet e vërteta

Miliarderi amerikan Bill Gates ka mohuar akuzat se ai dëshiron të vendosë një mikroçip në vaksinat që do të prodhohen kundër koronaviurist për të kontrolluar njerëzit. Kjo lindi se teori konspirative, por u bë mjaft e besueshme kur një sondazh i Yahoo thoshtë se 28% e të rriturve amerikanë besojnë në këtë teori konspirative.

“Ne duhet ta zbulojmë të vërtetën. Shpresoj që këto teori të bien pasi njerëzit të zbulojnë faktet,” -tha Gates, gjatë një interviste në CBS Neës, duke shtuar se ai dëshiron të ndihmojë në fundin e pandemisë së koronavirusit.

“Ne duam të sigurohemi që nuk do të ketë njerëz që vdesin vetëm sepse ata nuk kanë mundësi për të bërë një vaksinë. Ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë për vaksinën dhe duam që bota të bëjë një marrëveshje të mirë gjithashtu. Shumë prej kompanive janë angazhuar për këtë,” -u shpreh Gates.

Në shpërthimin e pandemisë në masë, në muajin shkurt, fondacioni i Bill dhe Melinda Gates dhuroi 100 milionë dollarë për kërkimin e vaksinës. Në qershor, fondacioni premtoi një 1.6 miliardë dollarë shtesë për aleancën e vaksinave Gavi, një organizatë e përqendruar në përpjekjet për të imunizuar fëmijët nga pandemia e koronavirusit.

Deri më tani ende nuk ka vaksinë apo ilaç të konfirmuar që lufton koronavirusin, pandeminë që ka infektuar afro 15 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë të paktën 617.415 persona në më shumë se gjashtë muaj. Por ka më shumë se 100 vaksina në zhvillim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy